Ardian Bujupi dhe Gent kanë sjellë projektin e ri të tyre. Kënga është lansuar në YouTube dhe dy këngëtarët shihen me shumë femra në klipin e realizuar plot ngjyrim.
Videoklipi u realizua nga Imagine Films dhe besohet se u realizua në Gjermani. Ky projekt është punuar në muzikë nga Kostas K, dhe duket se është një remiks i hitit të “Daddy Yankee”.
Ardian Bujupi ka pasur verë të ngjeshur me shumë projekte. Ndërkaq, Gent është një emër i ri në skenën muzikore shqiptare e gjermane.
Dyshja kanë arritur në pak orë afro gjysmë milionë klikime.