Ardian Kastrati tregon pse e bojkotoi fjalimin e sotëm të presidentes Osmani

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, bojkotoi fjalimin e presidentes Vjosa Osmani, sot në seancën speciale në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar arsyet që e kanë dërguar deri te ky vendim

Kastrati thotë se Kurti e Osmani janë munduar të sjellin versionin e ri të historisë së Kosovës, e që sipas tij u munduan të mohojnë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së.

“1. Kurti e Osmani nga ditët e para familjarisht ishin në UÇK

  1. Kurse ne të PDK-së dhe të tjerët ku mbetem…..me Jugosllavinë a?

Ha-ha-ha

“Hajde more shporruni. Edhe fëmijët e dijnë që është e kundërta. Rrethi i ngushtë i këtij koalicioni është i mbushur me mbetje jugosllave që zi e terr kanë hëngër kundër UÇK-së”.

POSTIMI I PLOTË:

Sot bojkotova fjalimin e Vjosa Osmanit për arsyet më poshtë.

Me shpirt mizor që kanë Kurti e Osmani sot përmes sjelljeve patetike e plot primitivizëm u munduan 12-13-14-15 vjeçarëve të ju sjellin tablon e rreme mbi historinë e këtij vendi.

Kinse:

  1. Kurti e Osmani nga ditët e para familjarisht ishin në UÇK
  2. Kurse ne të PDK-së dhe të tjerët ku mbetem…..me Jugosllavinë a?

Ha-ha-ha

Hajde more shporruni. Edhe fëmijët e dijnë që është e kundërta. Rrethi i ngushtë i këtij koalicioni është i mbushur me mbetje jugosllave që zi e terr kanë hëngër kundër UÇK-së.

Kanë me ju shashtris fëmijët e juaj kur ti bëjnë 12-13-14 vite e ju vijnë në shtëpi duke ju treguar njësi mësimore të klasës 5-6-7-8 fillore për Adem Jasharin po se po….., por dorë për dore me Azem Sylën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Sami Lushtakun, Fehmi Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Elmi Reçicën, etj, etj etj etj se mos të ju hy në hak se ka shumë….

Fëmijët tuaj kanë me ju shti me vjell nga mashtrimi që po tentoni ta bëni duke shkel mbi të vërtetat historike për një grusht vota.

Sa primitive, sa e gërrditshme, sa idioteske kjo sjellje. Si me qenë e porositur nga Serbia për të bërë përçarje mes nesh. . Sa i kobshëm fati i këtij populli kur çifti juaj sot kinse respekton UÇK-në që e keni luftuar me propaganda të Vuçiçit e Daçiçit për me ardhë në pushtet.

Nga pushteti vetëm Konjufca pati fjalim më të matur.

Shporruni atje ku e keni vendin, në kanalizimin e historisë.

Mashtrimi që po tentoni të bëni është me i ik realitetit….Martin Berishaj…..sponzor të Beogradit…..çmimet hava….krizë e paparë ekonomike……shpopullimi vendit ashtu siç don Serbia.

Të ngjashme