Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Kroacisë, Ardian Kozniku, ka thënë se ai dhe familja e tij janë mirë dhe të sigurt, pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Zagrebin mëngjesin e së dielës, duke lëndimin e shumë personave dhe dëmeve të mëdha materiale.
Një tërmet me 5.4 ballësh e goditi kryeqytetin e Kroacisë Zagrebin, duke shkaktuar dëme të mëdha në një kohë emergjence të pandemisë koronavirus
Si pasojë e dridhjeve të fuqishme të tërmetit, një vajzë 15-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shumë persona të tjerë janë lënduar.
Banorët kanë dalë në rrugë për shkak të lëkundjeve të fuqishme të tërmetit, i cili i ka shkatërruar edhe ndërtesat.
Ish-futbollisti gjakovar i Prishtinës, Hajduk Splitit, Dinamo Zagrebit dhe shumë skuadrave të tjera, dhe Kombëtares së Kroacisë, Kozniku jeton Split, qytet që nuk është goditur nga tërmeti i sotëm.
“Unë me dy vajzat e mija dhe bashkëshorten jemi mirë në Split. Këtu për momentin nuk ka asgjë, është qetë, megjithatë kemi familje dhe shokë në Zagreb”, ka thënë Kozniku për gazetarin Reshat Ibrahimi.
Ai ka theksuar se miqtë e tij në kryeqytet janë mirë por të kapluar na paniku.
“Kam folur me të gjithë dhe më kanë thënë se janë mirë për momentin. Po qëndrojnë jashtë, sepse janë në panik. Situata është e vështirë, kjo për shkak edhe të koronavirusit. Lusim Zotin që të tejkalohet sa më parë kjo situatë”, shtoi ai. /Gazeta Express/