Ardiana Dili është njëra nga këngëtaret më aktive në tregun muzikor vendor.
Këngëtarja nga Vitia së fundmi ka sjell edhe projektin e saj më të ri për adhuruesit e saj.
‘Ani shko’ është titulluar kënga e re e Ardianës, të cilës këngë ia ka bashkangjitur edhe videoklipin.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Valon Biba, derisa orkestrimi është bërë në studio Labi.
Videoklipin e kësaj kënge e ka bërë produksioni Time Picture.
Ardiana është mjaftë aktive me mbrëmje të shumta në vend, derisa kënga ‘Ani shko’ është pritur mjaftë mirë nga adhuruesit e saj.
Dili ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të sjell edhe këngë tjera të reja, teksa ajo po vazhdon të përforcojë nëpër mbrëmje të ndryshme.