Arestohet një person për kontrabandim me emigrant

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 13:16 | Nga

Në pikën kufitare në Merdare, njësitet policore të DHKKO-së pas hetimeve të zhvilluara dje, kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se është i përfshirë në rastin e cekur.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy pasaporta të lëshuara nga R. e Serbisë, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar pesë fishek të armës AK 47, një shtëpizë kompjuteri, dy telefona celular dhe disa dëshmi tjera lidhur me disa transaksione bankare. Me urdhër te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme