Argjentina bëhet vendi i pestë në botë që regjistron mbi 1 milion raste me COVID-19

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Argjentina është bërë vendi i pestë në botë që ka regjistruar mbi 1 milion raste me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 12,982 raste të reja duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1,002,662.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 451 vdekje të reja që e çon shifrën e përgjithshme të vdekjeve në vend në 26,716.

Me një popullsi prej rreth 45 milionë, Argjentina është vendi më i vogël që ka kaluar shifrën prej 1 milionë rasteve duke u radhitur pas SHBA-së, Indisë, Brazilit dhe Rusisë – që të gjitha kanë popullsi shumë më të madhe.

Argjentina është një nga vendet e para në Amerikën e Jugut që mbylli kufijtë dhe vendosi masa të tjera për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Edhe pse shumë masa janë akoma në fuqi, përhapja e koronavirusit është intensifikuar në muajt e kaluar – posaçërisht në Buenos Aires.

Më shumë se 40 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar në të gjithë botën, me mbi 1.1 milion vdekje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme