Argjentinën duan ta përjashtojnë nga Botërori

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 15:22 | Nga

Një lajm tronditës është duke qarkulluar në Argjentinë. Kombëtarja rrezikon mbeten jashtë Botërorit.

Edhe pse tingëllon absurde, e përditshmja argjentinase “Ole” u referohet zhvillimeve të fundit, pas ndeshjes miqësore ndaj Izraelit që u anulua për shkak të problemeve me Palestinën.

Përfaqësuesit e “COMTEC” që kishin organizuar miqësoren mes këtyre 2 shteteve, do t’i kërkojnë FIFA-s përjashtimin e Argjentinës nga Botërori, për shkak se anuloi miqësoren ndaj Izraelit, transmeton Albeu.

Organizuesit pretendojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me diskriminim fetar dhe Argjentina meriton dënim shembullor. Edhe pse në parim duket e vështirë që kombëtarja e Leo Mesit të përjashtohet nga Kupa e Botës, avokatët po e ndjekin nga afër çështjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme