Ariana ka vendosur të flasë haptas për lidhjet e saj, me anë të muzikës.
Këngëtarja e njohur është përfolur shumë për jetën e saj private kohëve të fundit.
Me vdekjen e ish-të dashurit dhe prishjen e fejesës gjatë këtij muaji, Ariana duket se më në fund ka vendosur t’i thotë edhe disa fjalë ajo vetë për lidhjet dhe jetën e saj private.
Ariana ka zgjedhë që ta bëjë këtë përmes muzikës, duke publikuar këngë të re, të padëgjuar deri tani, megjithëse gjatë verës ajo ka sjellë album të ri.
Në këngën ‘thank u, next’, këngëtarja mu në fillim të këngës përmend me emra të gjithë të dashurit e saj.
Për ish të fejuarin me të cilin është ndarë këtë muaj, Pete Davidson, ajo thotë: “Madje gati jam martuar dhe për Pete jam shumë falënderuese”.
Ndërsa për të ndjerin Mac Miller, emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm me të cilin Ariana ka pasur lidhjen më të gjatë, ajo thotë: “Sikur të mundja t’i them ‘Faleminderit’ Malcolmit, sepse ishte një engjëll”.