Arianit Koci jep informata të rëndësishme për “Dhomën e Përgjimeve”, për të cilat Thaçi e akuzoi Kurtin

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Pas akuzave të presidentit Thaçi ndaj kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurti se ka hyrë ilegalisht në Dhomën e Përgjimeve, ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

Ai ka shkruar në Fecbook se procedurat për hyrjen në këtë dhomë është mjaft i ndjeshëm.

“Përveç kamerave në hyrje, çdo hyrje-dalje në objekt regjistrohet nëpërmjet kartelave. Numri i personave që mund të hyjnë në këtë pjesë ēshtë i limituar”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

Dhoma e përgjimeve ligjore

Operatorët e rrjetit apo operatorët e infrastrukturës publike të komunikimit elektronik, te ne Telekomi i Kosovës (Vala) dhe IPKO sipas nenit 19 të Ligjit nr. 05/L-030 për përgjimin e komunikimeve elektronike, obligohen që me shpenzime të veta ta realizojnë infrastrukturën e nevojshme në rrjetin e tyre për të siguruar aftësinë përgjuese ndaj përdoruesve që i shfrytëzojnë shërbimet e telekominikimeve të tyre.

Në Telekomin e Kosovës (Vala), si operator i parë pas luftës, procedurat dhe rregullat fillestare rreth funksionimit të kësaj pjese skajshmërisht të ndjeshme të një operatori telefonik i kanë vendosur KFOR-i dhe Shtylla IV e UNMIK-ut.

Kjo njësi funksionon në kuadër të Valës, por funksionon e pavarur dhe madje edhe hyrjen e ka të veçantë.

Përveç kamerave në hyrje, çdo hyrje-dalje në objekt regjistrohet nëpërmjet kartelave. Numri i personave që mund të hyjnë në këtë pjesë ēshtë i limituar.

Në terminal, apo në grupin e pajisjeve që e mundëson përgjimin ligjor mund të operojnë jo më shumë se 3 persona.

Secili prej tyre hyn me kodin e përdorimit, apo ‘user code’.

Terminali është i konceptuar ashtu që mund të operohet vetëm nëpërmjet ‘userave’. Pra, kushdo që i qaset terminalit, domosdo lë gjurmë.

Mbi të gjitha, gjasat janë zero që pa lënë gjurmë të nxirren shënimet, apo Meta Datat.

Përveç kësaj, sipas nenit 30 të ligjit të lartpërmendur, operatorëve të rrjetit dhe ofruesve të shërbimeve nuk u lejohet t’i ruajnë Meta Datat (bisedat, mesazhet etj.) për një periudhë më shumë se nëntë (9) muaj kalendarik.

Pra, në supozimin që dikush i paautorizuar mund të ketë hyrë në Dhomën e përgjimeve ligjore – kjo identifikohet lehtë, ndërsa në rast të çdo ndërhyrjeje në terminal mbetet gjurmë. Poashtu, nuk ka mundësi që të merren të dhëna, apo Meta Data më të vjetra se nëntë (9) muaj, se ato fshihen rregullisht.

Të ngjashme