Arifi: Kryeministri ka aplikuar për vizë për Britani, po pret përgjigje

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 09:03 | Nga

Shef i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka demantuar lajmin se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza për Britani të Madhe, raportuar kështu sot në media.

Arifi i ka thënë lajmi.net, se është e vërtetë që kanë aplikuar për vizë për Britani të Madhe, por tha se është shpifje që iu është refuzuar pasi janë ende në pritje të përgjigjës.

“Është shpifje. Ne kemi apliku për Britani të Madhe, por nuk kemi asnjë përgjigje pasi merr kohë deri sa të kthehet një përgjigje, kurrkush nuk jep përgjigje brenda ditës”, ka thënë ai.

Shefi i kabinetit të Haradinajt tha se është një procedurë që kalohet për të marr vizë dhe, nuk ka asnjë arsye negative që kryeministrit Haradinaj t’i refuzohet viza.

“Pra, kemi apiku para disa ditësh dhe është një procedurë, andaj nuk kemi marrë ende përgjigje. Normal përgjigjen e presim pozitive, pasi nuk ka asnjë arsye negative mos me marr”, ka thënë Arifi.

Tutje, ai ka thënë se shpifjet për kryeministrin Haradinaj, nga mediumi që ka dalë lajmi sot, ka pas dhe po vazhdon të ketë, mirëpo asnjë për tyre nuk qëndron.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme