Arifi: Mallrat dhe teknologjia e ndjeshme të mbahen larg duarve të terroristëve

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 10:12 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) organizoi Konferencën për Industrinë e Kontrollit të Mallrave Strategjike, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të ShBA-së për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Programit – EXBS.

Zëvendësministri i MTI-së, Fadil Arifi ka thënë se qëllimi i kësaj konference është pajisja e sektorit privat me informacione sa i përket Kontrollit të Mallrave Strategjike.

“Ne vlerësojmë mundin, gatishmërinë për të arritur objektivat e parapara për të cilat EXBS-ja ka dhënë një kontribut të çmuar. Mallrat dhe teknologjia e ndjeshme të mbahet larg duarve të terroristëve, për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe për të nxitur investimet në këtë fushë. Qëllimi i konferencës është pajisja e sektorit privat me informacionin e nevojshëm për Kontrollin e Mallrave Strategjike”, ka thënë Arifi.

Ai ka shtuar se me rritjen e ndërgjegjësimit për këtë fushë mund të parandalohen shkeljet e qëllimshme, raporton Ekonomia Online.

“Rritja e ndërgjegjësimit mund të parandalojë shkelje të paqëllimshme, mund të inkurajojë industrinë të zbulojë shkeljet. MTI do të jetë mbështetës që këto procese mos të kenë pengesa dhe të arrijnë qëllimin e caktuar”, pohoi ai.

Këshilltari Rajonal i EXBS-së, George Clarke, ka thënë se Kontrolli i Mallrave Strategjike ka të bëjë me ndalimin e gjitha materialeve të ndaluara që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Programi jonë EXBS jep kontribut të madh në drejtimin si t’i mbrojë qytetarët. Kjo konferencë do të ishte një shembull i bashkëpunimit mes ambasadës sonë dhe institucioneve të Kosovës. Kontrolli i Mallrave Strategjike ka të bëjë me ndalimin e gjitha materialeve të ndaluara që cenojnë sigurinë kombëtare dhe me ndarjen e shkëmbimit të informatave me agjentët që janë të përfshirë në këtë proces”, ka thënë ai.

Clarke shtoi se Ambasada amerikane do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në këtë sektor, raporton EO.

“Ambasada amerikane do të vazhdojë të jetë partner i juaji, siç ishte 17 vite, kjo ndihmon për të parandaluar të gjitha mallrat e paligjshme”, ka shtuar ai.

Të ngjashme