Arjola Demiri jo rrallë ka treguar fiksimin që ka për veturat.
Ka tre muaj që kur aktorja shqiptare është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania.
E për këta tre muaj me lojën e saj ka arritur të shihet si një konkurrente e fortë e madje edhe si finaliste e këtij formati.
Jo rrallë herë ka marrë vëmendje me bisedat që zhvillon brenda shtëpisë me banorët tjerë.
Në një bisedë që ka realizuar me Donaldin, Beatrixën, Einxhelin e të tjerët, Arjola Demiri tha se ka qenë e para femër që ka vozitur Porsche në Shqipëri.
Teksa i drejtohet Donaldit ajo thotë:
“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, tha Arjola.