ARKEP del me sqarim lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në BEREC

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka dalë me një njoftim sa i përket pjesëmarrjes së tyre në BEREC.

ARKEP ka deklaruar se si pjesëmarrës me të drejta të barabarta në BEREC, deri më tani nuk ka pranuar asnjë shkresë ose vendim nga ndonjë Institucion i Bashkimit Evropian (BE) lidhur me këtë çështje.

“Sidoqoftë, përmes mjeteve të informimit publik dhe Komunikatës së publikuar nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së, ARKEP është njoftuar lidhur me anulimin e vendimit të Komisionit Evropian që lejon Kosovën të marrë pjesë në BEREC. Megjithatë, me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, kjo nuk nënkupton përjashtimin e ARKEP nga BEREC-u. Përkundrazi, për të mos penguar pjesëmarrjen e ARKEP në punën e BEREC-ut, Gjykata e Drejtësisë ka vendosur që efektet e vendimit të Komisionit Evropian të zbatohen deri në hyrjen në fuqi të ndonjë marrëveshjeje të re pune të lidhur ndërmjet BEREC-ut, Zyrës së BEREC-ut dhe ARKEP”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme