Arkitekti me famë botërore nga Londra, Përparim Rama, pritet të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Prishtinës.
Express merr vesh se Rama është i përzgjedhuri i partisë së Lumir Abdixhikut për të parin e Prishtinës. Gazeta gjatë ditës ka provuar që të marrë një qëndrim nga arkitekti Rama por i njëjti nuk është përgjigjur në pyetjet e Express-it.
Përparim Rama ka lindur në Prishtinë dhe ka fituar edhe çmime botërore në arkitekturë.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme arkitekti i njohur ka pasur një takim edhe me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn.
” Takim i shkëlqyer miku im i vjetër dhe kryebashkiaku i #tiranës së mrekullueshme në #albaninë e bukur, Erion Veliaj”, ka shkruar ai.
Deri më tani kandidaturën për të parin e Prishtinës e ka konfirmuar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nga VV-ja po përflitet se do të jetë kandidat Arben Vitia, teksa nga PDK-ja, Uran Ismaili.