Armani vjen me një orë të re inteligjente Android Wear

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 20:36 | Nga

Markat e modës kanë filluar të zhvendosen drejt botës së orëve inteligjente. Më i fundit është rasti i Armani në pronësi të Fossil i cili krahas orës Emporio Armani EA Connected, prezantoi një orë të re inteligjente.

Ora e re është pjesë e një nisme për Fossil për të lansuar 300 orë të reja inteligjente këtë vit, dhe do të jetë e disponueshme në faqen e Armani duke filluar nga data 24 Shtator.

Ajo u prezantua në Javën e Modës në Milano dhe pritet të kushtojë më shumë sesa modeli hibrid 375 dollarësh, shkruan pcw.al. Armani do të ofrojë tetë rripa për orën si dhe fytyra të shumta ore ndërtuar nga vetë kompanisë.

Përtej pamjes së jashtme, ora është një produkt i zakonshëm Android Wear 2.0. Në brendësi bart procesorin Snapdragon Wear 2100 ndërsa në sipërfaqe ekran AMOLED. Fossil thotë se ekrani ka rezolucion të lartë.

Përdoruesit mund të thirrin asistentin e Google, të marrin njoftime e madje të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe me tekst.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme