Armend Muja bën “tag” ambasadorët, pse nuk ka reagim për sulmin ndaj Tomaniqit

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Në Veri të Kosovës i është djegur dyqani nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Për këtë rast ka reaguar dje kryeministri i Kosovës, duke e ndërlidhur rastin me strukturat kriminale atje. Kurti në postimin e tij në ‘facebook’ kishte thënë se shpreson që të reagojnë QUINT-i e BE-ja për këtë rast.

Një ditë pas Kurtit ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke thënë se kanë kaluar 24 orë nga djegia e dyqanit të Tomaniq dhe se askush deri më tani nga ndërkombëtarët s’kanë reaguar dhe nuk e kanë dënuar sulmin.

Muja i ka etiketuar në statusin e tij Ambasadën Amerikane, atë Gjermane dhe Zyrën e BE-së në Kosovë.

“Kanë kaluar mbi 24 orë nga djegia e dyqanit të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Natasa është serbe e Kosovës. Deri më tani askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar dhe as nuk e ka dënuar sulmin.

Të ngjashme