Mbrëmë përkrahës të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahitiri, kishin shpërndarë fotografin e tij, me mbishkrimin +4.
Ky postim i njejtë i shpërndarë në masë të madhe, u kuptua si fillim i fushatës zgjedhore dhe shpallje e kandidaturës së Agim Bahtirit për kryetar të Komunës, shkruan Jepi zë.
Menjëherë janë aktiviziuar edhe përkrahësit e Armend Mujës, të cilët me postime të ndryshme po e përkrahin kandidaturën Mujes për kryetar të Mitrovicës.
Përkrahësit e Armend Mujës kanë postuar foto dhe postime të ndryshme, mirëpo ajo që vërehet është sllogani i njejtë ” Ndryshim” dhe “Referendum edhe në Mitrovicë”.
Ndryshe gjatë këtij viti do të mbahen zgjedhjet lokale nëpër komuna, ndërsa në Mitrovicë pritet të ketë garë interesante.