Armend Thaqi stërvit me Kombëtaren, mungon Celina

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, Armend Thaqi, ka stërvitur sot me ekipin kombëtar të Kosovës, pavarësisht se nuk ishte ftuar në listën e publikuar nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit.

Kosova u stërvit sot për herë të dytë dhe të fundit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, para nisjes drejt Gjeorgjisë për takimin e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2022.

Kosova do të përballet me Gjeorgjinë të enjten më 2 shtator në Batumi.

Prania e Thaqit mund të jetë si pasojë e mungesës së Bersant Celinës, i cili sot iu bashkua Ipswitch Townit nga Dijoni, në një marrëveshje huazimi njëvjeçar.

Të ngjashme