Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se i respekton deputetët, por që ka kërkuar që fjalori i tyre të drejtohet në kërkesë dhe jo të jetë fyes.
Ai në seancën e Kuvendit tha se si ministër është i hapur çdo herë ndaj tyre në raport dhe me mandat që iu cakton Kushtetuta, raporton Ekonomia Online.
“Sa i përket përballjes me pandeminë, Qeveria e re nuk ka marrë asnjë masë lehtësuese më shumë se ajo e qeverisë kaluar. Me datë 31 maj MSh dhe Qeveria e Kosovës, nga mbledhja e Qeverisë kanë bërë këto hapje, çerdhet 0-5 vjeç, kufijtë tokësorë dhe një rishikimit të hapen kufijtë ajrojë”.
“Janë hapur sektori i gastronomisë dhe të njëjtat, qendrat tregtare, janë hapur barnatoret dhe hapja e taksive”,tha Zemaj.
Zemaj kritikoi Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, të cilët menjëherë kanë kërkuar që në komision të shkojë ai, raporton EO.
“Me zgjedhjen time si ministër, më është adresuar kërkesa për të raportuar në komision dhe kjo mu ka dukur si absurde. pas rekomandimeve të IKShPK-së pas fluksit të madh të kufirit tokësorë, është parë një fluks i madh në gjashtë pikave kufitare”.
“Në Kosovë janë futur 16 mijë qytetarë dhe të njëjtit të shkojnë në vetizolim ka qenë i pamundur mbikëqyrja nga cilido organ”, tha Zemaj.
“Më lejoni të theksoj se në dy ditët e fundit nga IKSHPK informacioni i saktë është që mundojnë testet në masë të madhe. Kjo ka qenë shqetësuese për mua. Sot përmes aty do të sigurohen diku 12 mijë teste dhe do të dorëzohen në IKPShP”.
Zemaj tutje ka shpjeguar për punët që Ministria e Shëndetësisë është duke i bërë në monitorimin e situatës sa i përket Covid-19.
Ai i ka lutur deputetët e Kuvendit që mos të shpërndajnë panik.
“Mos të krijojmë panik në opinion pasi që është në fjalë shëndeti publik dhe qytetarët e Kosovës. Sa i përket situatës për pandeminë me Covid-19 më lejoni të ju theksojë se Qeveria aktuale nuk ka marrë asnjë vendim shtesë sa i përket masave lehtësuese nga pandemia”, ka deklaruar ai.