Armend Zemaj: LDK-ja e gatshme për zgjedhje, Kurti është i lindur për të udhëhequr me kriza

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Partitë opozitare në Kosovë janë duke kërkuar zgjedhje të reja të parakohshme për shkak se po e cilësojnë si të dëmshme për shtetin Qeverinë “Kurti”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj thotë se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet, aq më mirë do të jetë për vendin.

Ai në një intervistë për Front Online thotë se LDK-ja është gjithmonë gati për zgjedhje.

“Sa ma shpejtë aq më mirë. LDK-ja është e gatshme gjithmonë jemi parti të cilën kemi punuar shumë në organizimin e brendshëm zgjedhjet e brendshme janë në përfundimin e saj, degë nëndegë një aktivim i madh politik rruga e vërtetë është përpara dhe jo kthimi mbrapa siç po e shohim me Qeverinë aktuale”, thotë Zemaj.

Zemaj për situatën në Veri: Kurti udhëheq me kriza, tërheqja keqpërdorim i radhës i tij

Situata në Veri të Kosovës është e tensionuar që nga 26 maji i vitit 2023, kur Policia e Kosovës i asistoi kryetarët shqiptarë për të hyrë brenda ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potaku dhe Leposaviq, komuna këto të banuara me shumicë serbe.

Serbët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë, teksa për situatën e krijuar në Veri ka folur për Front Online deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Të ngjashme