Arne Slot i zhgënjyer pas humbjes ndaj Manchester City, kërkon rikëndellje ndaj PSG-së

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpool FC, Arne Slot, ka reaguar pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Manchester City në FA Cup, duke e cilësuar rezultatin si një zhgënjim të madh për skuadrën e tij.

Në prononcimin për mediat, tekniku holandez theksoi se ekipi pati momente pozitive në fillim të ndeshjes, por dështoi plotësisht në një periudhë të shkurtër loje.

“Humbja është një zhgënjim i pabesueshëm, një zhgënjim i madh. 20 minutat ku pësuam katër gola nuk ishin të standardit tonë. Mendoj se askush ndoshta nuk do ta kujtojë, por 35 minutat e para kishte shumë gjëra për të pëlqyer nga ekipi im. Do të ishte mirë nëse do të mund të shënonim një gol herë pas here edhe nga rastet që krijojmë,” u shpreh Slot.

Duke parë përpara, trajneri i “The Reds” u ndal edhe te sfida e rëndësishme ndaj Paris Saint-Germain në UEFA Champions League, ku kërkoi reagim të menjëhershëm nga lojtarët e tij.

“Por, nëse do të kesh një shans për të mposhtur PSG-në, duhet t’i bësh të dyja pjesët më mirë. Nëse gjeneron një shans, duhet të shënosh dhe nuk mund të mposhtesh kaq lehtë me katër gola,” theksoi ai.

Në fund, Slot nuk kurseu kritikat për mungesën e agresivitetit në momentet vendimtare të ndeshjes.

“Mendoj se na ka munguar shpirti luftarak. Në ato 10 deri në 15 minuta më mungoi jo vetëm shpirti luftarak, por edhe gatishmëria për të fituar duelin tënd, për të qenë aty i pari, për ta bërë të vështirë një pasim apo një krosim,” përfundoi trajneri.

Humbja ndaj City-t shton presionin mbi Liverpool-in, i cili tashmë duhet të reagojë shpejt për të ruajtur ambiciet në arenën europiane.

Të ngjashme