Arnold Schwarzenegger: Nëse nuk e mban maskën je budalla

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një videoje të drejtpërdrejtë në mediet sociale Arnold Schwarzenegger foli për situatën pandemike të Covid-19.

Ai iu drejtua me tone të ashpra personave të cilët refuzojnë të vaksinohen dhe të mbajnë maskë.

“Ekziston një virus që vret njerëz dhe mënyra e vetme për ta parandaluar atë është vaksinimi, mbajtja e maskës , respektimi i distancës shoqërore dhe kujdesin për higjienën personale. Të mendosh se këto masa janë dëmtim i lirisë është gabim. Në djall liria. Ju mund të mos e mbani maskën, por nëse e bëni këtë jeni thjesht një budalla,” tha ai.

Të ngjashme