Dyshimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, mund të largohej jashtë shtetit, duket se po faktohen.
Tahiri, ndonëse është nën hetim nga Prokuroria për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë, vend anëtar i zonës Shengen.
Lajmin e bën të ditur Top Channel, duke iu referuar burimeve konfidenciale.
Top Channel thotë se arsyet e udhëtimit drejt Gjermanisë janë familjare, por kjo mbetet për t’u mësuar më vonë. Udhëtimi i Tahirit jashtë Shqipërisë vjen në një kohë kur ai ka heshtur gjatë për gjetjen e patentave të tij në makinën e Orest Sotës, si dhe për akuzat që i ka ngritur Prokuroria si i implikuar në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.