Arrest me burg për grabitësit e Rinasit

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Sot u zhvillua seanca për tre të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Seanca për masën u mbajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin.

Për Oltjon Veselin, Saimir Çelën dhe Reinaldo Sulan u dha masa e sigurisë arrest me burg.

Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor.

Mësohet se tre të gjykuarit sot kanë mohuar përfshirjen në grabitje, pretendime që bien ndesh me dëshmitë e Alkond Bengasit, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Pjesë e grupit është edhe një femër, e identifikuar si E. Bici, 31-vjeçe. Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve.

Burime për Top Chanbel bëjnë me dije se ajo ka qenë edhe efektive policie deri pak kohë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme