Policia në Malishevë ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër të moshës së mitur nga një objekt në ndërtim e sipër kanë vjedhur dy dritare dhe disa shufra metalike.
Rasti ka ndodhur dje në Malishevë rreth orës 15:20.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si vjedhje.