Arrestimet për keqpërdorimin e rezervave – Kabashi: Përgjegjësia shkon direkt te Kurti

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 15:46 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti politik, Bekim Kabashi, tha se arrestimi i dy zyrtarëve të MINT si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore, e dërgon në përgjegjësi ministren e Tregtisë dhe e Industrisë dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai i tha Ekonomia Online, se arrestimi i personit të tretë në këtë aksioni që është privat e nuk ka lidhje me institucionet, por që ka afërsi me Kurtin e bënë atë pjesë të përgjegjësisë.

Sipas tij, në bazë të përgjigjeve të publikuara shihet qartë implikimi i Ridvan Muharremit në marrëveshjen për vajin e miellin që kurrë nuk erdhën nga Polonia.

Ai pohon se për këtë nuk ka pasur një sqarim të qarët nga asnjë institucion.

“Është një aferë për të cilën fillimisht është folur e publikuar në media, përmes të cilave jemi njoftuar e Qeveria ka vazhduar të jetë e heshtur, por ndërhyrja sot e organeve të rendit me arrestimin e personave të cilët vlerësohet se janë përgjegjës për këtë aferë mendoj se dërgon në përgjegjësi edhe më lartë, dërgon në përgjegjësi te ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, dhe direkt tek kryeministri Kurti”.

“Po them tek kryeministri Kurti për arsye se për njërin prej personave që është arrestuar si person privat nuk ka të bëjë me institucionet e Kosovës, lidhja e vetme e tij supozohet të jetë me kryeministrin Kurti, ashtu siç është publikuar në medië dhe nuk është refuzuar e kundërshtuar ndonjëherë prej dikujt, vetë prej zotit Muharremi e as prej kryeministrisë, prej Qeverisë, ndërsa lidhja me ministren e Tregtisë dhe të Industrisë, Rozeta Hajdari ka të bëjë me faktin se flasim për rezerva shtetërore dhe në bazë të përgjimeve që janë publikuar del se ka pasur interferim direkt të ministres për nënshkrimin e kësaj kontrate ndërsa ato rezerva të cilat janë kontraktuar nga Polonia ende nuk ndodhen në Kosovë dhe asnjëherë nuk kemi pasur një përgjigje të qartë nëse ato do të vijnë të ardhmen apo ka një problematikë me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë në këtë rast siç edhe është vepruar”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar pas aksionit policor që rezultoi me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

MINT thotë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore ani pse shprehen të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet.

Të ngjashme