Arrestimi i kameramanit, Miftaraj alarmon: Shkelje makabre, atentat ndaj demokracisë

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Një punonjës i agjencisë së lajmeve, “Ekonomia Online” është arrestuar me forcë nga Policia e Kosovës.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shkruar arrestimi i kameramanit që po e përcillte ngjarjen kur Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia ndërhyn për ta marrë nën administrim ndërmarrjen “AgroKosova Holding”, është shkelje makabre dhe atentat ndaj demokracisë.

“Kameramani ka te njejten mbrojtje ligjore sikurse edhe vet gazetari. Jane një! Arrrestimi i kameramanit ne vendin e punes, eshte shkelje makabre e lirise se shprehjes dhe lirise per te informuar. Eshte atentat ndaj demokracise”, shkroi ai.

“Kjo është e tepert. Kjo nuk kalon”, shtoi Miftaraj.

Ai ka kërkuar menjëherë përgjegjësi dhe llogaridhënie lidhur me këtë arrestim.

Të ngjashme