Tre shqiptarë nga Kukësi përfunduan në pranga nga forcat policore të mbrotjes së kufirit në SH.B.A, teksa tentuan të merrnin një fluturim nga aeroporti Luis Munoz Marin drejt New York- ut me pasaporta të rreme.
Udhëtarëve, që pretendonin se ishin shtetas të Hungarisë dhe Italisë u janë zbuluar identitetet përkatëse. Kështu, bëhet fjalë për Xhevdet Peposhi, 27; Fali Peposhi, 35 vjeç; dhe Zequir Halilaj, 36 vjeç; të gjithë shtetas shqiptarë.
Arrestimi u krye të hënën e ndërsa një ditë më vonë, treshja u paraqit para trupit gjykues. Mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve dhe dënimi shkon deri në 10 vite, pagim gjobe ose të dyja bashkë./Tch