Policia e Dibrës vuri në pranga 3 persona pas një sherri për motive pronësie dhe një tjetër për motive banale.
Ngjarja e parë ka ndodhur në njësinë administrative Muhurr, ku është arrestuar A.M, 33 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës A.M. 52 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që në një tjetër sherr janë arrestuar edhe dy persona të tjerë L.Gj. 31 vjeç dhe O.Sh. 37 vjeç pasi kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, M.(S).D. 35 vjeç, banues në Dibër, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.