Vëllai vret vëllanë 23 vjeçar në Dibër

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku ka ndodhur një krim brenda familjes. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar njëri me tjetrin.

26-vjeçari me iniciale F.T. ka goditur me thikë vëllanë e tij B.T. 23 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e gjakderdhjes.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen   e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili është larguar.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme