Ndalohen shtatë sirianë në Dibër, po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Dibrës ka ndaluar 7 sirianë pasi po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Sipas njoftimit të policisë, sirianët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë Veriore e më pas në një nga vendet e BE-së.

Njoftimi i plotë i policisë 

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një rast të kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Policia e Dibrës, pas informacionit të marë nga qytetarët për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ka organizuar punën duke bërë lokalizimin dhe vendndodhjen e tyre.

Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri,  me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme