Edi Rama refuzon titullin “Qytetar Nderi” i Dibrës

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama refuzon titullin “Qytetar Nderi” i dhënë nga Bashkia e Dibrës. Në një reagim të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit e Kryeministrit sqaron dhe motivin e refuzimit.

“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, deklaron Kryeministria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme