Policia njofton se tre pjesëtarë të saj me një veturë, kanë shkuar në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës për t’i lënë ftesa për intervistë tre të dyshuarve nga e njëjta familje dhe në kontaktin e parë policia ka hasur në rezistencë me ç’rast një zyrtar ka pësuar lëndime trupore ndërsa dy të tjerë janë penguar nga pesë të dyshuar: tre meshkuj dhe dy femra.
Po ashtu me përdorimin e mjeteve të forta janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e policisë: dy xhama të thyer.
Në ndihmë janë dërguar patrulla shtesë të cilat e kanë vënë situatën në kontroll. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Me vendim të prokurorit të shtetit, dy meshkuj dhe dy femra janë ndalur nën masën e arrestit policor, ndërkaq dy të tjerë ndodhën në arrati.