Arrestohen dy djemtë e Azem Hajdarit

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 13:39 | Nga

Janë arrestuar nga policia e shtetit dy djemtë e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në pranga kanë rënë Azem dhe Kirjald Hajdari. Arrestimi i tyre është bërë këtë të enjte në pikën kufitare të Muriqanit pasi ata akuzohen se kanë dhunuar Eduart Margjekën, ngjarje kjo e ndodhur më 27 dhjetor.

“Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë Shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme