Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy doganierë në Portin e Durrësit, pasi janë përfshirë në një kontrabandë ilaçesh.
Në këtë aksion janë arrestuar edhe dy shtetas nga Kosova, Granit Kerxhaliu dhe Behar Lleshi si dhe dy doganierët Artan Topuzi, Enkel Shehi.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy doganierë në Portin e Durrësit, pasi janë përfshirë në një kontrabandë ilaçesh.
Në këtë aksion janë arrestuar edhe dy shtetas nga Kosova, Granit Kerxhaliu dhe Behar Lleshi si dhe dy doganierët Artan Topuzi, Enkel Shehi.
Atifete Jahjaga publikon fotografi me plis – Gazeta ExpressŠećer se reguliše za 3 dana! Nova metoda napokon u Srbiji
“Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘Porosia’, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’, ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’, shtetasit G. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër”, ka njoftuar Policia e Durrësit, raporton “Report TV”.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin Granit Kerxhaliu dhe pronar shtetasin Behar Lleshi.
“Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganierë, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë”, ka theksuar policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.