Arrestohen dy persona, dyshohen për disa raste të vjedhjeve

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për vjedhje dhe vjedhje të rënda. Njëri dyshohet për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë. Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës, në vlerë mbi 3 mijë euro.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë së Kosoëvs për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Personi i dyshuar F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka

Ndërkohë, i dyshuari tjetër është një 48-vjeçar.

“Ndërsa për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë sot rreth orës 02:30, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, në fshatin Sllatinë, është ndaluar një furgon në të cilin janë gjetë pjesë të automjeteve pa dokumetacion. Pas përfundimit të veprimeve fillestare të hetimin, është arrestuar ngasësi i furgonit. Personi i dyshuar: – A. H, mashkull, 48 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar për rastin e njejtë”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme