Në fshatin Kosuriq të Pejës dje janë arrestuar dy meshkuj të dyshuar shqiptarë, pasi sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur armë dhe fishekë.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me 26 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një pushkë gjuetie me 93 fishekë të kalibrit 12 mm dhe një pistoletë me 9 fishekë të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.