Të mërkurën në mesnatë janë arrestuar dy persona në Vrellë të Istogut, pasi të njëjtit janë gjetur nga njësitë policore duke punuar në një bastore sportive.
Sipas Policisë, njëri prej të dyshuarve është pronar i lokalit i cili nuk posedonte leje pune, ndërsa i dyshuari i dytë ishte punëtor në këtë lokal.
“Inspektorët Komunal kanë konfiskuar pajisje elektronike dhe gjithashtu lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.