Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz dhe prostitucion

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz  dhe prostitucion

Policia e Kosovës ka arrsestuar dy persona për trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucin,  në një nanesë në Fushë Kosovë . Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale dhe pas intervistimit të arrestuartit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Policia në një komunikatë dërguar mediave ka njoftuar për rastin.


“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas pranimit të informatës për  një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka filluar veprimet operativo-hetimore në koordinim me  prokurorin  kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.

 “Policia, më 08.10.2019, gjatë kontrollit në një banesë në Fushë Kosovë, ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj: S.S. viti i lindjes 1979 dhe J.Sh. viti i lindjes 1978, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

 “Hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë  trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë  dërguar në strehimore të sigurt.

Pas intervistimit,   me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të  dyshuarit  janë ndaluar për 48 orë”.

Të ngjashme