Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, pas një pune hetimore kanë arritur të identifikojnë gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rënda, dy prej të cilëve i kanë arrestuar. Sipas njoftimit nga policia, personat e dyshuar: Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa […]

Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, pas një pune hetimore kanë arritur të identifikojnë gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rënda, dy prej të cilëve i kanë arrestuar.

Sipas njoftimit nga policia, personat e dyshuar:

  • B.B. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës dhe
  • D.O. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës, dyshohet se janë të përfshirë në së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda.
    Bëhet fjalë për vjedhje të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash (vetëshërbim), vjedhje të rënda këto që janë raportuar kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit janë në kërkim të edhe katër personave të tjerë të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.

Të ngjashme