Pas një pune hetimore të njësive policore në Dragash, sot kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar (SH.Q dhe H.H), të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
“Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të ndodhura me 4 shkurt 2019 në fshatin Brodesan të Dragashit, ku të njëjtit kanë depërtuar në shtëpitë e viktimave dhe në mënyrë të paligjshme kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme si: tri (3) unaza të argjendit, katër (4) krahore që mendohet se janë të arit, tri (3) brisqe prodhim zviceran, dy (2) telefona celularë”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt pasi që të dyshuarit janë persona të mitur.