Policia e Kosovës në Ferizaj në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se rreth orës 02:00, në rrugën magjistrale në fshatin Prelez, patrulla e trafikut ka ndaluar personin me inicialet B.S. (48 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ai ishte i dënuar me gjobë prej 1600 euro ose 80 ditë burgim. Pas njoftimit të stacionit policor në Viti, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Ndërsa rreth orës 03:30, në pikën kufitare Hani Elezit, është ndaluar personi me inicialet E.H. (31 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Ai ishte i dënuar me 18 muaj burgim për veprën penale “Kanosje”.
Pas arrestimit dhe kompletimit të procedurave, është dërguar në vuajtje të dënimit.