Pas një aksioni të Policisë në Administratën Tatimore të Kosovës, janë arrestuar dy punonjës të këtij institucioni.
Siç mëson Klan Kosova dy zyrtarët e ATK-së kanë qenë punonjës në sektorin e lojërave të fatit.
Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Rreth këtyre arrestimeve nuk janë deklaruar Policia, por as zyrtarët nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Ky aksion në ATK, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.