Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se ka pranuar informatën që dy persona të dyshuar kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe se të njëjtit kanë sjellë një sasi të narkotikëve, me qëllim të shitblerjes së tyre. Kjo edhe u vërtetua pas ndalimit dhe kontrollit fizik, ku tek personi i parë i dyshuar S. Ç. (1966), shtetas i Shqipërisë, janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pako të vogla me heroinë me peshë prej 21 gramësh dhe një pako me kokainë me peshë 36 gramë, 100 euro, si dhe një telefon celular.

Është identifikuar edhe banesa e të dyshuarit të dytë, S. U. (1969), shtetas i Shqipërisë, ku në cilësi të provës materiale, është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë 61 gramë si dhe një peshore digjitale.

Sipas organeve të rendit, sasia e përgjithshme e sekuestruar e narkotikëve është 82 gramë heroinë në vlerë të tregut prej 1640 euro si dhe 36 gramë kokainë në vlerë të tregut prej 3600 euro.

Po ashtu bashkë me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër V. P. (1987), i cili ka rezultuar që ka urdhërarrest aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, i cili është dorëzuar policisë për procedurë të mëtejme.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme