Policia në Francë arrestoi dy persona, pasi një bombë e dyshuar shpërtheu javën e kaluar në qytetin Lion, duke plagosur 13 vetë.
Pajisja shpërtheu jashtë një furre të bukës, të premten pasdite.
Një nga të arrestuarit, 24 vjeç, është bombarduesi i dyshuar, thanë prokurorët.
Detaje për tjetrin nuk u dhanë.
Hetimet po udhëhiqen nga prokurorët anti-terrorizëm, në koordinim me policinë e Lionit dhe shërbimin e brendshëm francez të sigurisë.
Mediat franceze thonë se njëri nga të dyshuarit është student i teknologjisë informative, me shtetësi algjeriane.
I dyshuari i dytë, sipas shtypit lokal, është një i mitur, që ndjek shkollën në Lion.
Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, e konfirmoi një arrestim përmes një postimi në Twitter, duke thënë se veprimi i përbashkët i disa agjencive ishte “vendimtar”.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Sulmet e xhihadistëve me bomba kanë vrarë më shumë se 250 njerëz në Francë që nga viti 2015.