Pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë e Policisë së Kosovës me datën 29.01.2019, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje”, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare kosovare: N. A. lindur me 1984, femër/shqiptare/kosovare dhe S. B. lindur me 2000, femër/shqiptare/kosovare.
Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme.