Aksident i rëndë trafiku, humbin jetën dy persona

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 08:59 | Nga

Kanë humbur jetën dy persona në një aksident rrugor natën e mrëmbshe në Komsi, rrethi i Matit në Shqipëri, shkruajnë mediat shqiptare.

Mësohet se një person i tretë ka mbetur i plagosur.

Ka qenë një 15 vjeçar që ka shkaktuar aksidentin duke drejtuar mjetin e tipit Opel.

I mituri kishte marrë makinën e të atit në rrethana ende të paqarta dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, për t’u dorëzuar në komisariat disa orë më pas nën shoqërimin e të atit.

Në aksidentin mbeten të vdekur 29-vjeçari, Gentian Hamiti dhe 35-vjeçarin Alfred Balla të dy nga Komsia e Matit.

Mësohet se automjeti që drejtonte 15 vjeçari u përplas fillimisht me një motor dhe më pas goditi njerëzit në trotuar.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari A.H., që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme