Arrestohen dy të mitur për posedim të narkotikëve

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 13:32 | Nga

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se dje ka arrestuar dy të mitur për posedim  të narkotikëve, këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se të arrestuar janë një burrë dhe një grua.

“Gjatë kontrollit te të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme