Arrestohen dy vëllezër kosovarë në Kamzë, e raportuan të vjedhur kerrin që e shitën

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Policia shqiptare ka njoftuar se ka arrestuar dy vëllezër kosovarë të cilët shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimi nga sigurimi.

Të dyshuarit e arrestuar janë S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të dy banues në Finlandë, shkruan teve1,info

Gjatë operacionit, blutë e Tiranës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.

Policia tha se po vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të ndodhura, të kësaj natyre kriminale.

Të ngjashme