Arrestohen katër serbë mashtrues në Itali, iu sekuestrohen 2.4 milionë euro pasuri e paligjshme

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Katër serbë janë arrestuar nga policia italiane, si ideatorë të një skeme të paligjshme kriminale e mashtruese, e në këtë formë, duke vënë një pasuri prej 2.4 milionë euro, njofton balkanweb.

Serbët e arrestuar visheshin sikur ishin sheikë arabë dhe bindnin palët e shtetasve jo-italianë që të paguanin para për investime në Itali, merrnin paratë, ndërsa kartë-monedhat edhe ktheheshin, por ishin false, raportojnë mediat italiane. Shtetasit që binin pre e mashtrimit ishin më shumë nga vende të tilla si India, Kuba, Dubai, Rusia, Kina dhe Hong Kongu, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Pas dy vitesh hetime nga karabinierët në Vareze, arritën që të binin në gjurmë të katër serbëve që kishin krijuar këtë skemë mashtruese, e që të gjithë kishin lidhje me njëri – tjetrin.

Policia sekuestroi gjithsej 2.4 milionë euro pasuri, ku përfshiheshin 2 shtëpi private, 9 apartamente, 2 sipërfaqe me tokë e piktura e ora të shtrenjta. Të arrestuarit janë të moshave 48 vjeç, 45, 37 dhe 33 vjeç.

Operacioni u quajt “La Stangata Continua”, kurse policia ka identifikuar edhe personat nën emrin e të cilëve ishte regjistruar pasuria, pasi serbët nuk mund të justifikonin dot pasurinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme